Beograd: Ish-pjesëtari i UÇK dënohet në mungesë me 15 vjet burgim
Një gjykatë në Beograd e ka dënuar në mungesë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Gjelosh Krasniqi me 15 vjet burgim nën akuzat për krime gjatë luftës në Kosovë.
Më 26 shkurt, Krasniqi është shpallur fajtor për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një civili serb në qershor të vitit 1999 në fshatin Bellopojë afër Pejës.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka thënë se aktakuza kundër Krasniqit bazohet kryesisht në deklarata të dëshmitarëve dhe prova të kufizuara forenzike dhe mjeko-ligjore dhe se avokati mbrojtës, sipas detyrës zyrtare, nuk kishte kontakt me të pandehurin.
Kjo organizatë joqeveritare ka thënë se bashkëpunimi me institucionet gjyqësore të Kosovës është i domosdoshëm për ndjekjen penale të krimeve kundër serbëve në Kosovë.
“Sidomos për faktin se Krasniqi është dënuar për krime kundër civilëve nga Gjykata e Qarkut e Pejës në vitin 2009”, është thënë në deklaratë.
Aty përmendet edhe se gjykimet në mungesë në rastet e krimeve të luftës në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe se “krijohet përshtypja se motivet për fillimin e procedurave të tilla rrjedhin pjesërisht nga hakmarrja ligjore dhe jo ekskluzivisht nga dëshira për të arritur drejtësi për viktimat”.
I zuri korrenti teksa ishin duke larë makinën, babë e bir humbin jetën tragjikisht në Deçan
Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 08:48 Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut
- 08:48 Ushtria izraelite shkatërron tunelin e Hezbollahut në Libanin jugor dy ditë pas marrëveshjes (VIDEO)
- 08:45 Venezuelë, babë e bir nxirren të gjallë nga rrënoja 4 ditë pas tërmetit vdekjeprurës
- 08:39 Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:38 Putin thyen heshtjen, pranon mungesën e karburantit në Rusi pas sulmeve të Ukrainës
- 08:30 “Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori