Piktura e humbur e Rembrandt gjendet pas 60 vjetësh
Një pikturë e humbur prej kohësh nga Rembrandt është rizbuluar dhe vërtetuar nga ekspertët, pasi vendndodhja e saj nuk dihej për dekada të tëra.
Piktura e Rembrandtit “Vizioni i Zakarias në Tempull”, e vitit 1633, u përjashtua nga një listë e veprave të mjeshtrit holandez në vitin 1960 dhe u zhduk pasi iu shit një koleksionisti privat vitin pasardhës.
Por u rishfaq kur pronarët e saj e paraqitën për testime në Rijksmuseum në Amsterdam, i cili ndërmori një ekzaminim dy-vjeçar.
“Kur e pashë në studion tonë kur u restaurua, u mahnita menjëherë nga fuqia e jashtëzakonshme që ka”, tha drejtori i Rijksmuseum, Taco Dibbits.
Muzeu Rijks merr shumë email-e nga njerëz që kërkojnë informacion në lidhje me pikturat që kanë trashëguar ose blerë, tha Dibbits. Në këtë rast, ata e dinin se mund të ishte diçka e veçantë.
“Na erdhi me email dhe një nga kuratorët tanë mendoi, ky është një imazh vërtet interesant, ne e dimë pikturën për më shumë se 100 vjet, por nuk e kemi parë kurrë”.
Muzeu konfirmoi autenticitetin pasi studioi ngjyrat, të cilat përputhen me ato të përdorura nga Rembrandt gjatë asaj periudhe, si dhe teknikën e pikturimit dhe ndërtimin e shtresave, të cilat janë gjithashtu të krahasueshme me veprat e tij të tjera të hershme.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta