Ministri izraelit i Mbrojtjes bisedë telefonike me Hegseth: Trump dhe Netanyahu po ndryshojnë historinë globale
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz ka zhvilluar një bisedë në telefon me homologun e tij amerikan dhe shefin e Pentagonit, Pete Hegseth. Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes izraelite, Katz shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e gjashtë ushtarëve amerikanë të vrarë në sulmet iraniane.
Ai ndër të tjera vuri në dukje se Izraeli po bën dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të ndihmuar në mbrojtjen e sigurisë së trupave amerikane në rajon.
Katz kërkoi që falënderimet t’i përcillen Presidentit të SHBA-së Donald Trump për mbështetjen e tij të madhe për Izraelin, duke vënë në dukje se bashkëpunimi midis Trump dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu kundër Iranit po ndryshon historinë rajonale dhe globale.
Ministri izraelit i Mbrojtjes gjithashtu falënderoi Hegseth për mbështetjen e tij për Izraelin dhe për ndihmën e tij në mbrojtjen e qytetarëve të Shtetit të Izraelit kundër kërcënimit raketor iranian, duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë midis ushtrive për të arritur të gjitha objektivat e luftës.
Sipas zyrës së Katz, Hegseth vlerësoi bashkëpunimin midis ushtrive dhe aftësitë e Forcave të Armatosura Izraelite, IDF. Në njoftim thuhet se Hegseth i tha ministrit izraelit: “Vazhdoni deri në fund, ne jemi me ju”.
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë