Izraeli publikon hartën se cilat vende mund të goditen nga raketat e Iranit

5 Mars 2026 | 14:31

Lufta mes Iranit në njërën krah dhe Izraelit dhe SHBA-ve në krahun tjetër ka mbërritur deri në kufijtë e Europës. Qipro është goditur disa herë me raketa nga regjimi i Teheranit për shkak se mban një bazë britanike e cila është përdorur edhe nga forcat amerikane.

Këtë të mërkurë NATO asgjësoi një raketë që ishte nisur drejt Turqisë pasi kishte kaluar në hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë.

Po sa pranë mund të vijnë raketat iraniane?

Me anë të një postimi në X, Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar një hartë se deri në çfarë vendesh mund të arrijnë raketat balistike të Iranit.

“Aftësia balistike e Iranit shtrihet përtej Lindjes së Mesme. Regjimi i Ajatollahëve iranianë po kërcënon paqen botërore” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme izraelite. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026