Marina amerikane do të fillojë shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright ka deklaruar këtë të premte se Marina Amerikane do të fillojë shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit sapo asetet ushtarake në rajon të jenë në gjendje ta largojnë vëmendjen nga sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj vendeve fqinje.
Wright në një intervistë i tha Fox News se eskortat detare do të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Tani për tani, të gjitha asetet ushtarake amerikane, i gjithë fokusi i tyre tani është të shtypin aftësinë e Iranit për të shkaktuar kaos mbi fqinjët e tyre dhe mbi amerikanët në zonë”, tha Wright.
“Pra, së pari, duhet ta zvogëlojmë aftësinë e tyre për të shkaktuar probleme dhe pastaj, sapo të jetë e arsyeshme ta bëjmë këtë, do të eksportojmë anije përmes ngushticës dhe do ta vëmë energjinë në lëvizje përsëri”, shtoi ai.
Sekretari u përpoq të minimizonte problemin e rritjes së çmimeve të benzinës duke thënë se është çështje javësh.
Wright tha gjithashtu se njoftimi i administratës se do t’i lejonte Indisë të blinte naftë ruse për 30 ditë nuk përfaqëson një ndryshim në politikën kundër Rusisë, por është një veprim i përkohshëm për të parandaluar ndërprerjet në tregun global të energjisë gjatë luftës.
Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët