100 mln euro më pak të ardhura nga turistët, Preçi: Reflektim e gjendjes ekonomike
Ekonomia shqiptare ka humbur rreth 100 milionë euro nga mungesa e turistëve të huaj në periudhën janar-mars të këtij viti.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rezulton se të ardhurat nga të huajt përmes udhëtimeve janë 240 milionë euro, nga 346 milionë euro që ishin një vit më parë.
Banka e Shqipërisë raporton se nga janari në mars shqiptarët shpenzuar jashtë vendit 138 milionë euro ose 115 milionë euro më pak.
Ndërsa në vitin që shkoi kur pandemia ishte në fillim të saj shqiptarët kishin harxhuar jashtë vendit 253 milionë euro.
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se kjo “është pasqyrë e gjendjes së përgjithshme të ekonomisë”.
“Themelore në rënie është mungesa e turizmit dhe shkurtimi i shpenzimeve pasi pandemia ka prekur të gjitha vendet”, tha ai.
Sipas z. Preçi në këtë situatë qeveria duhet të tregojë vëmendje të veçantë për turizmin brenda shqiptarëve.
“Turizmi shqiptaro-shqiptar vazhdon të jetë prezent dhe meriton vëmendje nga qeveria sidomos për rregullimin e transportit. Shpresojmë që secila hallkë e qeverisje do të përmbushë angazhimin e saj”, deklaroi ai.
Eksperti bëri thirrje që të tregohet kujdes për shërbimet bazë si ai shëndetësor dhe siguria publike.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta