Bitcoin rigjallërohet pasi Elon Musk konfirmon që Tesla mund ta pranojë sërish – me disa kushte
Të hënën, Bitcoin kapi kulmin dy-javor duke arritur vlerën rreth $40,000 dollarë (€33,000) pas një fundjave tjetër deklaratash të një pas njëshme të CEO-s së Tesla-s, Elon Musk.
Themeluesi i kompanisë së makinave elektrike, u vetëmbrojt pas kritikave të shumta ndaj tij dhe ndikimit të tij në treg duke shtuar se Tesla mund të pranojë sërish e transaksionet me kripto-monedhën Bitcoin.
Bitcoin ka shkëlqyer në mënyrë intensive për muaj të tërë, qëkur Tesla lajmërojë investimin prej $.1.5 miliard dollarësh në Bitcoin, shkurtin e kaluar si dhe pranimin e pagesave me këtë kriptovalutë.
Më vonë, Musk u shpreh se kompania e tij nuk do të pranonte më Bitcoin pas shqetësimeve për metodën e përdorur për “gërmimin” e kësaj kriptovalute, e cila kërkon harxhimin e një sasie të lartë elektriciteti, gjë e cila më pas kontribuon negativisht në ngrohjen globale dhe ndryshimet klimaterike.
“Në momentin që do të ketë një konfirmim për një përdorim të arsyeshëm (~50%) të energjisë së pastër nga “minatorët” e kësaj kriptovalute, – vetëm atëherë Tesla do të nisë të pranojë sërish pagesa me Bitcoin,” u shpreh Musk këtë të djelë.
Menjëherë pas postimit të këtij mesazhi, Bitcoin pësojë një rritje prej 9%, duke tejkaluar mesataren e tij 20-ditore dhe duke kapur vlerën prej $39,838.92 (€32889,22).
Arsyeja pse Musk humbi besimin dhe pëlqimin ndaj Bitcoin është e lidhur me sasinë e lartë të energjisë elektrike dhe fuqisë kompjuterike që duhet për të proçesuar, përpunuar dhe verifikuar çdo transaksion (blerje dhe shitje) të kryer me Bitcoin në mbarë botën, një proces i njohur si “gërmim”.
Për çdo transaksion të verifikuar, “minatori” paguhet për punën e kryer dhe gjeneron një pagesë të caktuar në Bitcoin. Por, për të vënë të gjithë këtë proces në punë, nevojitet një sasi e lartë energjie elektrike dhe kompjutera të fuqishëm që harxhojnë shumë elektricitet, ndaj në të gjithë botën gjenden nga “minatorët” më të thjeshtë që investojnë në pajisjet e duhura si dhe faturën e lartë elektrike deri në ata më të sofistikuar si kjo minierë masive e njohur si një “fermë për gërmimin e Bitcoin” në Islandën e largët.

Musk ka kohë që kërkon nga “gërmuesit” e Bitcoin të investojnë në energji më të qëndrueshme që nuk do të kishte pasoja kaq të dëmshme për klimën dhe ambientin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta