Trump emëron Erika Kirk në bordin kryesor këshillues të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së

10 Mars 2026 | 20:01

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Erika Kirk, vejushën e aktivistit të djathtë të vrarë Charlie Kirk  në një bord kyç këshillimor të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së.

37-vjeçarja i bashkohet një numri besnikësh të tjerë të presidentit në panelin prej 16 anëtarësh të bordit të vizitorëve të akademisë.

Burri i Kirkut, i cili u qëllua dhe u vra në shtator gjatë një fjalimi në Universitetin e Luginës së Utahut, u emërua nga Trump në bord një vit më parë dhe shërbeu deri në vdekjen e tij.

Në një deklaratë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, tha se Erika Kirk ishte një zgjedhje perfekte për të pasuar bashkëshortin e saj.

“Charlie Kirk shërbeu me krenari në bord, duke frymëzuar jo vetëm brezin e ardhshëm të ushtarakëve, por edhe miliona njerëz në mbarë botën me besimin e tij të guximshëm të krishterë, mbrojtjen e së vërtetës dhe dashurinë e thellë për atdheun”, tha ajo.

Nuk pati asnjë njoftim zyrtar nga akademia për ngritjen në detyrë të saj, gjë që u raportua të martën nga gazeta Hill dhe media të tjera politike. Por emri i saj është shtuar tashmë në listën e anëtarëve si një nga pesë të emëruarat aktuale të Trump, me një vend vakant.

Persona të tjerë të emëruar nga presidenti në mars të vitit 2025 përfshijnë senatorin republikan të Alabamës, Tommy Tuberville, dhe Dina Powell, e cila ishte zëvendëskëshilltare e sigurisë kombëtare për strategji gjatë administratës së parë Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Të paktën 55 persona u mbytën në Francë, ndërsa përpiqeshin të freskoheshin nga nxehtësia rekord, tha Ministrja e Sportit Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria...
10:14 | 26/06/2026

TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë

Kompanitë e mediave sociale TikTok dhe YouTube kanë çaktivizuar gjithsej rreth 4.7 milionë llogari që u përkisnin fëmijëve nën moshën 16 vjeç në Indonezi, tha...
10:02 | 26/06/2026

“Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

Para 58 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner”, Jam qytetar i Berlinit, duke shprehur mbështetjen e Shteteve...
09:58 | 26/06/2026