Trump: Të hiqen menjëherë minat nga Ngushtica e Hormuzit, pasojat për Iranin do të jenë të papara
Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka dënuar raportet se Irani po vendos mina në Ngushticën e Hormuzit.
Ai thekson se Uashingtoni nuk ka asnjë raport se Irani po e kryente këtë, por shtoi se nëse kjo ishte e vërtetë duhet të hiqen menjëherë.
Sipas tij pasojat ushtarake do të jenë në një nivel të paparë më parë nëse ato nuk hiqen.
“Nëse Irani ka vendosur ndonjë minë në Ngushticën e Hormuzit, dhe nuk kemi raportime se ata e kanë bërë këtë, ne duam që ato të hiqen MENJËHERË!
Nëse për ndonjë arsye janë vendosur mina, dhe ato nuk hiqen menjëherë, pasojat ushtarake për Iranin do të jenë në një nivel të paparë më parë. Nëse, nga ana tjetër, ata heqin atë që mund të jetë vendosur, ky do të jetë një hap gjigant në drejtimin e duhur”, shkruan ai.
Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane
Rebelët Huthi përsërisin mbështetjen për Iranin dhe palestinezët
Tre në pesë të rinj të gjeneratës Z duan një votim të ri për ribashkimin e Britanisë me BE-në
- 09:47 Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane
- 09:40 Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë! U them shkoni në djall
- 09:39 Rebelët Huthi përsërisin mbështetjen për Iranin dhe palestinezët
- 09:27 Algjeria mposht Jordaninë 2-1, vijon ëndrra për kualifikim në Botëror
- 09:27 Tre në pesë të rinj të gjeneratës Z duan një votim të ri për ribashkimin e Britanisë me BE-në
- 09:17 Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje