Plagosje me thikë në një shkollë, arrestohet autori 16-vjeçar në Angli
Autoritetet britanike kanë arrestuar një 16-vjeçar pasi një vajzë adoleshente u plagos me thikë në një shkollë të mesme. E mitura u dërgua në spital me lëndime të lehta pas incidentit në shkollën Thorpe St Andrew, pranë Norwich.
Policia e Norfolkut tha se djali u arrestua me dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me dashje, pas kontrolleve të zonës. Ai u dërgua në Qendrën e Hetimeve të Policisë së Wymondham për t’u marrë në pyetje.
Rruga Laundry Lane ka mbetur e mbyllur që nga incidenti teksa monitorohet nga policë të armatosur. Alice MacDonald, deputetja laburiste për Norwich North, tha se goditja me thikë ishte “ashtëzakonisht serioze dhe thellësisht alarmante.
“Menjëherë, duhet t’i japim policisë kohë për t’u siguruar që të gjithë në shkollë janë të sigurt. Mendimet e mia janë me të gjithë ata dhe familjet e tyre, veçanërisht me viktimën që është dërguar në spital”, shkroi ajo.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta