Gjenden të pajetë dy turistë pas përmbytjeve në Australi

12 Mars 2026 | 08:49

Autoritetet australiane kanë gjetur trupat e dy turistëve kinezë me çantë shpine që u zhdukën në ujërat e përmbytjeve në shtetin e Queensland.

Viktimat, një burrë 26-vjeçar dhe një grua 23-vjeçare, po udhëtonin nga Brisbane drejt rajonit North Burnett kur u raportuan të zhdukur të martën pasi nuk arritën në destinacionin e tyre.

Policia bëri të ditur se automjeti i tyre, një Subaru Forester i argjendtë, u gjet të mërkurën pasdite pranë qytetit Kilkivan, afër Gympie, pas një operacioni të gjerë kërkimi ku u përfshinë oficerë policie, State Emergency Service dhe helikopterë.

Të enjten, autoritetet konfirmuan se dy trupa u gjetën brenda automjetit, i cili ishte zhytur në ujërat e përmbytjes. Familjarët janë njoftuar dhe policia po bashkëpunon me konsullatën kineze.

Ndërkohë, në ditët e fundit janë lëshuar paralajmërime të shumta për përmbytje në të gjithë Queensland dhe pjesë të Northern Territory, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që nivelet e lumenjve të vazhdojnë të rriten.

Qindra shtëpi janë përmbytur në disa qytete, përfshirë Bundaberg dhe Katherine. Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu për praninë e krokodileve në ujëra dhe u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë larg tyre.

Ndërkohë në Darwin banorëve u është kërkuar të reduktojnë konsumin e ujit dhe ta ziejnë ujin e pijshëm, pasi stacioni i pompimit në digën që furnizon pjesën më të madhe të qytetit u përmbyt dhe ndaloi së funksionuari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026