Reagimet pas Samitit të NATO-S, Biden dhe Macron takojnë Erdogan, Merkel konfirmon sfidat

14 Qershor 2021 | 22:02

Përfundimi i punimeve të samitit të NATO-s ia ka lënë vendin takimeve kokë më kokë mes liderëve të vendeve anëtare. Kështu, presidenti amerikan Joe Biden u takua me homologun turk Recep Tayyip Erdogan.

Takimi u mbajt me dyer të mbyllura dhe në përfundim të tij, ishte Biden që tha se kishte qenë një takim pozitiv dhe u shpreh optimist për përmirësimin e marrëdhënieve.

Përpara se të nisej drejt Brukselit, Erdogan tha për shtypin turk se do të ngrinte vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të njohur gjenocidin otoman ndaj popullsisë armene në vitin 1915, programin për blerjen e avionëve “F-35” dhe raketave “Patriot”, projekte nga të cilat Uashingtoni u tërhoq pasi Turqia bleu sistemet raketore ruse “S-400”.

Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në konferencën e mbajtur për shtyp, deklaroi se kishte marrë garanci nga presidenti Erdogan, se ky i fundit dëshironte largimin e mercenarëve të huaj nga Libia sa më parë.

 “Ne ramë dakord për të punuar për këtë tërheqje. Ajo nuk varet vetëm nga ne të dy, por mund t’ju them se presidenti Erdogan konfirmoi gjatë takimit dëshirën e tij që mercenarët dhe milicitë e huaja që veprojnë në territorin libian të largohen”, u shpreh Emmanuel Macron.

Nga ana tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Rusia dhe Kina përbëjnë sfidat më të mëdha për Perëndimin.

 “Më duhet të them se nga takimi i sotëm rezultoi qartë se Rusia përbën një sfidë të madhe. Ndryshimi i situatës së sigurisë, sikurse u përmend disa herë sot, ka të bëjë me faktin se Rusia nuk e sheh NATO-n si partner, por si një kundërshtar. Mendoj se është gjynah kur kanë kaluar 20 vjet nga Lufta e Ftohtë”, tha Angela Merkel.

Sa i takon Kinës, sipas Merkel, NATO duhet të gjejë një balancë në qasjen e tij, as duke e nënvlerësuar gjigantin aziatik, por as duke e mbivlerësuar atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026