SHBA ofron shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi udhëheqësit iranianë

13 Mars 2026 | 19:45

Qeveria amerikane po ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë, përfshirë Udhëheqësin e ri Suprem Mojtaba Khamenei.

Shpërblimi, i publikuar nga Programi i Shpërblimeve për Drejtësi i Departamentit të Shtetit, vjen ndërsa fushata ushtarake amerikane dhe izraelite kundër Iranit vazhdon dhe pasi Ajatollah Ali Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë u vranë.

Në njoftim thuhet se po kërkohen informacione konkretisht për Khamenein, zëvendësshefin e tij të shtabit Ali Asghar Hejazi, këshilltarin e tij ushtarak, gjeneralmajor Yahya Rahim Safavi, këshilltarin e tij Ali Larijani, Ministrin e Brendshëm, gjeneralbrigade Eskandar Momeni dhe Ministrin e Inteligjencës dhe Sigurisë Esmail Khatib.

Ata po kërkojnë gjithashtu informacione për katër zyrtarë të IRGC-së, Sekretarin e Këshillit të Mbrojtjes, Këshilltarin e Udhëheqësit Suprem, Shefin e Zyrës Ushtarake në Zyrën e Udhëheqësit Suprem dhe Komandantin e IRGC-së.

“Këta individë komandojnë dhe drejtojnë elementë të ndryshëm të IRGC-së, e cila planifikon, organizon dhe ekzekuton terrorizëm në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.

“Që nga themelimi i saj në vitin 1979, IRGC ka fituar një rol të konsiderueshëm në zbatimin e politikës së jashtme të Iranit. Grupi tani ushtron kontroll mbi segmente të gjera të ekonomisë së Iranit dhe ka ndikim në politikën e brendshme iraniane”, thuhet më tej në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026