Waltz: Vazhdojnë bisedimet me aleatët që të ndihmojnë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

15 Mars 2026 | 16:24

Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz ka deklaruar këtë të diele se po zhvillohen diskutime që vendet të ndihmojnë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha një ditë më parë se aleatët mund t’i bashkohen SHBA-së në dërgimin e forcave detare për të siguruar rrugën jetësore të transportit detar mes sulmeve ushtarake në Iran.

Waltz tha në një intervistë për CNN se bisedat janë duke vazhduar, duke shtuar se SHBA-të mirëpresin, inkurajojnë dhe kërkojnë pjesëmarrjen e vendeve për të ndihmuar ekonomitë e tyre.

Një zëdhënës i Ambasadës Kineze në Uashington tha se vendi po bën thirrje për një ndalim të menjëhershëm të armiqësive dhe se të gjitha palët kanë përgjegjësinë të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm dhe të papenguar me energji.

Një zyrtar i lartë nga qeveria japoneze tha se çdo vendim për të dërguar anije detare japoneze në Lindjen e Mesme për të shoqëruar anijet do të hasë në pengesa të mëdha.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes tha se Mbretëria e Bashkuar po diskuton aktualisht me aleatët dhe partnerët një sërë opsionesh për të siguruar sigurinë e transportit detar në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026