Rriten eksportet dhe importet në shkurt 2026, deficiti tregtar mbetet i lartë
Në muajin shkurt, tregtia e jashtme e mallrave në Shqipëri ka shënuar rritje, si në eksporte ashtu edhe në importe.
Shitjet e mallrave jashtë vendit kushtuan 30,9 miliardë lekë, ose 3% me shume se shkurtin e vitit 2025. Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën 68 miliardë lekë, me rritje vjetore rreth 1%.
Si rezultat, deficiti tregtar për muajin shkurt arriti në 37,1 miliardë lekë. Ky nivel paraqet një ulje të lehtë krahasuar me vitin 2025, por shfaq rritje afro 20% në raport me muajin janar.
Në tregun e eksporteve, efekti pozitiv ka ardhur kryesisht nga shitja e mineraleve, energjisë elektrike dhe makineritë e pjesët e këmbimit, ushqimet, tekstilet dhe materialet e ndërtimit nuk kanë pasur trend ne rritje gjate muajit te kaluar.
Sa i përket importeve, rritja është ndikuar nga makineritë, ushqimet, energjia elektrike dhe lendet djegëse.
Pjesa me e madhe e mallrave për eksport kanë shënuar rritje drejt Kosovës dhe Gjermanisë, ndërsa me Italinë dhe Spanjën raportohet rënie.
Ndërkohe ne krahun e importeve, rritja më e madhe është shënuar nga Kina dhe Kosova me mbi 40%.
Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zë peshën kryesore në shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me 56 % të totalit, ku eksportet përfaqësojnë 70% të vëllimit dhe importet rreth 50%.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta