Petro akuzon Ekuadorin për sulme në Kolumbi: 27 viktima në kufi! Noboa: Vepruam në territorin tonë

18 Mars 2026 | 09:10

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka akuzuar Ekuadorin për bombardimin e objektivave brenda territorit kolumbian, duke thënë më vonë se mbetjet e djegura të gati 30 personave ishin gjetur pranë kufirit.

Udhëheqësi kolumbian tha të martën se një sulm që kishte lënë 27 trupa të djegur teska shtoi se nuk duket se është kryer nga forcat e vetë Kolumbisë apo nga ndonjë grup i armatosur i paligjshëm.

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa i mohoi akuzat , duke këmbëngulur se forcat e sigurisë të qeverisë së tij po vepronin në mënyrë strikte brenda kufijve kombëtarë.

“Ne po veprojmë në territorin tonë, jo tuajin”, tha ai.

Ai shtoi se Ekuadori po luftonte narkoterrorizmin në të gjitha format e tij dhe po bombardonte vendet që shërbejnë si strehë për këto grupe, shumë prej të cilave janë kolumbiane.

Noboa, një aleat i ngushtë i Donald Trump, e ka fajësuar vazhdimisht Kolumbinë për dështimin në parandalimin e grupeve kriminale që veprojnë përgjatë kufirit të tyre të përbashkët poroz. Të martën, ai tha se Kolumbia i kishte lejuar këto grupe të infiltroheshin në Ekuador për shkak të neglizhencës së kufirit të saj.

Ekuadori po përballet me një rritje të dhunës së lidhur me drogën, ndërsa kartelet rivale luftojnë për kontrollin e porteve strategjike bregdetare që janë bërë pika kyçe tranziti për kokainën e destinuar për në Shtetet e Bashkuara. Rreth 70% e kokainës së prodhuar në Kolumbi dhe Peru tani kalon nëpër Ekuador.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026