Izraeli intensifikon sulmet në Iran, IDF rinovon urdhrin e evakuimit për Libanin jugor

18 Mars 2026 | 09:41

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një urdhër tjetër evakuimi për banorët e Libanit jugor që janë në jug të lumit Zahrani, rreth 40 km larg kufirit.

Ushtria izraelite javën e kaluar zgjeroi urdhrin e evakuimit për Libanin jugor, duke u thënë civilëve të lëvizin menjëherë në veri të lumit, rreth 40 km larg kufirit.

“Aktivitetet terroriste të Hezbollahut po e detyrojnë IDF-në të veprojë me forcë kundër tyre në atë zonë dhe ata nuk kanë ndërmend t’ju dëmtojnë. Për të siguruar sigurinë tuaj, ju nxisim të zhvendoseni menjëherë në zonën në veri të lumit Zahrani. Qëndrimi në jug të lumit Zahrani mund t’ju rrezikojë ju dhe jetën e familjeve tuaja”, tha në një deklaratë për X, zëdhënësi i IDF-së, Avichai Adraee.

Kjo vjen pas një vale sulmesh izraelite në Liban gjatë natës dhe deri në mëngjesin e sotëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026