Zbardhet biseda e komandatit iranian me një agjent të Mossad: Ju lutem na ndihmoni

19 Mars 2026 | 08:25

Shërbimet e inteligjencës izraelite dyshohet se kanë bërë telefonata, duke kërcënuar zyrtarët iranianë të sigurisë dhe familjet e tyre me emër, nëse ata nuk do të tërhiqeshin në rast të një kryengritjeje popullore për të rrëzuar mullahët.

Në njërën nga këto telefonata, siç raportohet në një artikull të Wall Street Journal , një iranian i bën thirrje për ndihmë agjentit izraelit që po e kërcënon.

Sipas përmbajtjes së bisedës telefonike të publikuar, oficeri i lartë i policisë iraniane i thotë një agjenti të agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad :

“Betohem në Kuran se nuk jam armiku juaj” dhe i lutet për ndihmë në përmbysjen e Republikës Islamike.

“Ne dimë gjithçka për ju. Ju jeni në listën tonë të zezë dhe ne kemi të gjithë informacionin për ju”, i tha agjenti i Mossadit komandantit të policisë. “Të thirra për t’ju paralajmëruar paraprakisht se duhet të qëndroni pranë popullit tuaj. Dhe nëse nuk e bëni këtë, fati juaj do të jetë si ai i udhëheqësit tuaj [Ajatollah Ali Khamenei]. A më dëgjoni?”

“Vëlla, betohem në Kuran, nuk jam armiku yt,” u përgjigj komandanti. “Unë jam tashmë i vdekur. Të lutem eja dhe na ndihmo.”
SHBA-të dhe Izraeli kanë kërkuar, që nga 28 shkurti, të krijojnë kushtet që do t’i lejojnë popullit iranian të përmbysë regjimin teokratik, dhe sipas raportit, Izraeli deklaron se ka hedhur 10,000 municione në objektiva të ndryshme, duke përfshirë më shumë se 2,200 të lidhura me Gardën Revolucionare Islamike, organizatën paramilitare
Basij dhe forca të tjera të sigurisë së brendshme.

Besohet se mijëra iranianë janë vrarë ose plagosur, megjithëse një numër i saktë nuk është bërë publik.

Sipas WSJ, SHBA-të janë përqendruar kryesisht në bazën ushtarake dhe industriale të Iranit, ndërsa Izraeli ka synuar zyrtarët e regjimit, nga vetë Khamenei dhe së fundmi Ali Larijani deri te zyrtarët lokalë të policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026