Si po e ndihmon Ukraina Lindjen e Mesme në luftën kundër dronëve iranianë?
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se më shumë se 220 ekspertë ukrainas të dronëve janë aktualisht të vendosur në Lindjen e Mesme, duke ndihmuar pesë vende të ndryshme në luftimin e dronëve iranianë.
“Ne kemi ofruar vlerësime nga ekspertë dhe po ndihmojmë në ndërtimin e një sistemi mbrojtës. Janë marrë kërkesa shtesë nga shtete të tjera. Ka gjithashtu kërkesa nga pala amerikane në lidhje me mbështetjen e ekspertëve për personelin e tyre ushtarak në dy zona të rajonit”, tha udhëheqësi ukrainas.
Një ushtar ukrainas që ndodhet aktualisht në Lindjen e Mesme i tha CNN se ekipi i tij po kryen misione të përbashkëta me trupat vendase. Eksperti i dronëve tha se ata po ofrojnë trajnime, si dhe po zmbrapsin sulme.
Zelensky shtoi se Ukraina po punonte me udhëheqësit në të gjithë Lindjen e Mesme për marrëveshje serioze.
Ai tha se SHBA-të ishin të interesuara të arrinin një marrëveshje për dronët me SHBA-në dhe po shqyrtonin gjithashtu përfshirjen në iniciativat që synojnë rivendosjen e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe e trafikut detar që është mbyllur kryesisht për trafikun nga Irani.
“Është e rëndësishme që të gjithë partnerët tanë ta pranojnë rolin global të Ukrainës në sigurimin e sigurisë dhe cilësinë e lartë të ekspertizës së sigurisë së Ukrainës për mbrojtjen e jetës”, shtoi ai.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta