VIDEO/ Trump: Shumë kongresmenë janë të zemëruar me NATO-n! Nuk ka bërë asgjë për Ngushticën e Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar para gazetarëve se beson që SHBA-të e kanë “fituar” luftën me Iranin. Sipas tij SHBA shkatërruan marinën, forcën Ajrore dhe sistemet e tyre kundërajrore.
Ai shtoi se Irani vazhdon të bllokojë Ngushticën e Hormuzit por nga këndvështrim ushtarak sipas tij ata kanë mbaruar. Sa i përket NATO-s dhe vendeve që nuk pranuan të ndihmonin në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, Trump u shpreh se shumë senatorë dhe kongresmenë janë zemëruar me ta.
“Shumë kongresmenë janë të zemëruar me NATO. Nuk ka bërë asgjë për Ngushticën e Hormuzit”, tha ai ndër të tjera.
Trump më tej minimizoi perspektivat e një armëpushimi me Iranin, duke pretenduar se SHBA-të kanë epërsinë dhe do të donin një fund vendimtar të luftës.
“Epo, shikoni, ne mund të kemi dialog, por e dini, unë nuk dua të bëjmë një armëpushim”, tha Trump.
Presidenti shtoi se SHBA dhe Izraeli duan gjëra pak a shumë të ngjashme në luftën me Iranin.
“Marrëdhëniet janë, janë shumë të mira, mendoj se po. Ne duam gjëra pak a shumë të ngjashme”, i tha presidenti.
Komentet e Trump vijnë vetëm disa orë pasi ai i quajti aleatët e NATO-s “frikacakë” për shkak se nuk i ndihmuan SHBA-të të siguronin Ngushticën e Hormuzit , e cila mbetet praktikisht e mbyllur ndërsa çmimet globale të naftës rriten.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta