Pse SHBA-të lehtësuan sanksionet mbi 140 milionë fuçi naftë iraniane?

21 Mars 2026 | 08:33

Zyrtarët e administratës Trump po bëjnë një përpjekje për të siguruar çdo fuçi nafte të disponueshme në mes të një krize energjitike që po përkeqësohet edhe nëse kjo do të thotë heqjen e sanksioneve ndaj vendit kundër të cilit po luftojnë.

Tre javë pas fillimit të luftës me Iranin, administratës po i mbarojnë opsionet për të frenuar çmimin marramendës të naftës dhe gazit.

Administrata Trump ka rënë dakord tashmë të lirojë qindra miliona fuçi nga rezervat e saj strategjike, ka lehtësuar disa sanksione ndaj naftës ruse dhe ka ndërmarrë hapa brenda vendit për të përshpejtuar flukset e naftës bruto në të gjithë SHBA-në. Megjithatë, këto veprime kanë bërë pak për të ngadalësuar rritjen e çmimeve në të gjithë botën.

Zyrtarët tani po shkojnë edhe më tej duke hequr përkohësisht sanksionet mbi fuçitë e naftës iraniane që aktualisht janë në det, një veprim që do t’u lejojë aleatëve që kanë nevojë të madhe për furnizim, t’i blejnë ato.

Zyrtarët e Trump tani vlerësojnë privatisht se çmimet më të larta të shkaktuara nga lufta mund të zgjasin për muaj të tërë, veçanërisht ndërsa luftimet në Lindjen e Mesme intensifikohen dhe kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit mbetet pothuajse i pamundur.

Tre persona të njohur me diskutimet e brendshme thane për CNN se zyrtarët e Trump tani vlerësojnë privatisht se çmimet më të larta të shkaktuara nga lufta mund të zgjasin për muaj të tërë, veçanërisht ndërsa luftimet në Lindjen e Mesme intensifikohen dhe kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit mbetet pothuajse i pamundur.

“SHBA-të i kanë shteruar tashmë të gjitha levat e saj kryesore politike për të lehtësuar tronditjen e furnizimit që po përhapet në ekonominë globale,” thane ata.

https://euronews.al/lufta-ne-iran-shba-heq-per-30-dite-sanksionet-ndaj-naftes-iraniane-per-te-ulur-cmimet/
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026