United Airlines po përgatitet për një skenar me naftën në 175 dollarë për fuçi
Drejtori ekzekutiv i United Airlines tha se transportuesi amerikan po përgatitet për mundësinë që çmimet e naftës të mos kthehen në 100 dollarë për fuçi deri në fund të vitit 2027.
Scott Kirby tha në një mesazh drejtuar punonjësve të United se karburanti për avionë, çmimet e të cilit janë më shumë se dyfishuar në tre javët e fundit, do t’i kushtojë linjës ajrore 11 miliardë dollarë në vit nëse mbetet në nivelet aktuale.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent është luhatur nga rreth 70 dollarë për fuçi përpara se SHBA-të dhe Izraeli të nisnin luftën kundër Iranit në 119.50 dollarë këtë javë.
Lidhur me skenarin më të keq për United, atë prej 175 dollarësh, Kirby tha: “Mendoj se ka një shans të mirë që gjërat të mos jenë aq keq, por nuk kemi asgjë për të humbur duke u përgatitur për këtë eventualitet”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta