Hapja e negociatave me BE-në, Holanda mbështet Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë

16 Qershor 2021 | 13:13

Sot në Holandë, është zhvilluar një seance debati në lidhje me çështjet e zgjerimit të BE-së, ku është diskutuar edhe çështja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe qëndrimi që do të mbajë Holanda në mbledhjen e Këshillit më 22 Qershor.

Shumica e Parlamentit holandez ra dakord për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, sapo kuadri negociator të jetë miratuar. Procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.

“Qeveria holandeze është e kënaqur qe është krijuar një kuadër negociues i qartë dhe i qëndrueshëm për negociatat e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë. Qeveria pret me kënaqësi mbajtjen e të parës Konferencë Nder-Qeveritare si një nisje zyrtare e negociatave, një trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e sundimit te ligjit, shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe fuquzimit të metejshëm të institucioneve demokratike do të mbeten prioritete kyçe”, deklaroi Holanda.

Qeveria holandeze bie dakord me gjetjet e Komisionit Evropian, i cili në mars të vitit 2020 vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndër-Qeveritare të 27 vendeve anëtare të BE-së me Shqipërinë, pasi  të ishin plotësuar një serë kushtesh, kryesisht në fushën e sundimit te ligjit/shtetit të së drejtës.

Për Shqipërinë, qeveria holandeze tha se ka bërë progres në fushat prioritare si Reforma në Drejtesi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu u theksua se ‘track record’-i ka shënuar progres, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarët e lartë mbetet një çështje e rëndësishme për t’u mbajtur ne vëmendje.

Në seancë u tha se politika e qeverisë holandeze në lidhje me procesin e zgjerimit është strikte, e drejtë dhe mbështetëse e angazhuar.

Holanda thekson se vendimet për hapat e mëtejshme që duhen ndërmarrë në lidhje me pranimin ne BE, janë të bazuara në meritat individuale të vendeve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026