Izraeli paralajmëron luftë të gjatë kundër Iranit dhe Hezbollahut
Teksa po afrohet afati i fundit i vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump që Irani të hapë Ngushticën e Hormuzit, ushtria izraelite i ka paralajmëruar shtetasit e vet për “më shumë javë” luftë kundër Iranit dhe Hezbollahut – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.
“Shtetas të Izraelit, ne përballemi me më shumë javë luftime kundër Iranit dhe Hezbollahut”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin në disa deklarime televizive më 22 mars.
“Çdo ditë që kalon, ne jemi më afër dobësimit të regjimit terrorist [në Teheran]. Ne nuk do të lejojmë atë apo degëzimet e tij të kërcënojnë qytetarët tanë të Izraelit, apo ekzistencën e shtetit të Izraelit”, ka thënë Defrin, duke shtuar se fushata tokësore kundër Hezbollahut në Liban do të intensifikohet në javët në vijim.
“Operacioni kundër organizatës terroriste të Hezbollahut tashmë ka nisur… ky është operacion më i gjatë”, ka thënë gjenerallejtënant, Eyal Zamir përmes një deklarate.
Ultimatumi i Trumpit për Hormuzin
Të gjithë sytë tani janë te një ultimatum i Trumpit, i vendosur më 21 mars, në orën 19:44 me kohën e Uashingtonit, kur presidenti i ka kërkuar Teheranit “hapjen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orësh ose në të kundërtën do të përballet me pasoja të rënda – një përshkallëzim i madh i tensioneve në luftën që tashmë rrezikon të dalë jashtë kontrollit.
“Nëse Irani nuk e hap plotësisht, pa kërcënime, Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orësh nga ky moment, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i godasin dhe zhdukin CENTRALET E ENERGJISË, DUKE NISUR ME MË TË MADHEN!” ka thënë Trump përmes një postimi në platformën Truth Social.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta