Rritja e çmimit të naftës, Mitsotakis merr masa të forta për të mbrojtur qytetarët grekë

23 Mars 2026 | 12:52

Qeveria greke ka marrë masa të reja mbështetëse ekonomike nga efektet e luftës në Lindjen e Mesme. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se do te subvencionohen 300 milionë euro, të cilat lidhen me:

1. Ndërhyrjen në koston e karburantit. “Shteti do ta subvencionojë në rrjetin e shpërndarjes, me 16 cent për litër. Që do të thotë se përfitimi për konsumatorin dhe profesionistin me çmimin përfundimtar, do të arrijë në 20 cent për litër”

2. Për të mbrojtur familjet nga rritja e çmimeve të naftës do jepet mbështetje e veçantë në formën e një Karte Dixhitale të Karburantit.

3. Për rritjet e cmimit të plehrave kimike, shteti do të subvencionojë 15% të shumës së faturave të tyre të blerjes për fermerët.

4. Do vendoset një kompensim i veçantë për kompanitë e transportit detar bregdetar. Megjithatë, kompensim i cili do të lidhet me zbritjet e detyrueshme që duhet të aplikohen në bileta.

“Ajo që dua të theksoj është se sa më sipër bëhet e mundur falë përfitimeve të sjella nga trajektorja pozitive e ekonomisë dhe menaxhimi i kujdesshëm fiskal. Këto janë masa që forcojnë “rezistencën” sociale në kohë të turbullta. Megjithatë, ato nuk e dobësojnë thelbin e kësaj përpjekjeje, as nuk rrezikojnë atë që kemi arritur.

Dhe meqenëse askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo luftë, ne padyshim po mbajmë rezerva në rast se situata ekonomike globale përkeqësohet ndjeshëm.

Mesazhi ynë, pra, është një: qeveria mbetet dhe do të mbetet në krah të çdo burri dhe gruaje greke, siç ka bërë në çdo moment të vështirë deri më tani. Ndërsa atdheu ynë do të kapërcejë përsëri të gjitha stuhitë e shkaktuara nga ngjarjet përtej kufijve të tij, duke pasur si armë të përditshme unitetin dhe kohezionin e tij shoqëror”, ka theksuar Mitsotakis.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026