Publikoi citime ekspertësh të gjeneruara nga IA, pezullohet gazetari i lartë evropian

23 Mars 2026 | 16:45

Një gazetar i lartë evropian është pezulluar pasi publikoi citime ekspertesh të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (IA), të paraqitura si të vërteta, shkruan Euronews.

Peter Vandermeersch ka futur “dhjetëra” citime të fabrikuara në 15 nga 53 artikujt që ai shkroi për dy faqe të Mediahuis, sipas një hetimi të gazetës holandeze NRC.

“Në disa raste ka citime që nuk mund të gjenden në publikimet nga të cilat Vandermeersch pretendon se i ka marrë, si artikuj lajmesh dhe studime shkencore,” raportoi gazeta. Shtatë nga personat e cituar në artikuj kanë konfirmuar se nuk i kanë bërë kurrë deklaratat që u janë atribuar.

Vandermeersch, i cili shërbeu si drejtor ekzekutiv i Mediahuis Ireland nga viti 2022 deri në 2025, para se të bëhej studiues në gazetari dhe shoqëri në grupin evropian të mediave, është pezulluar përkohësisht nga kjo detyrë. Ai e konfirmoi pezullimin në blogun e tij. Në platformën Substack, Vandermeersch shkroi se kishte përdorur mjete si ChatGPT, Perplexity dhe Google Notebook për të përmbledhur raporte të gjata, duke besuar se përgjigjet ishin të sakta.

Por, në vend të kësaj, sistemet kishin shpikur citime që në fund “u vunë fjalë në gojë njerëzve”, tha ai

“Kjo nuk ishte vetëm pakujdesi, por ishte gabim. Është veçanërisht e dhimbshme që bëra pikërisht gabimin për të cilin kam paralajmëruar shpesh kolegët: këto modele gjuhësore janë aq të mira sa prodhojnë citime tërheqëse që tundohesh t’i përdorësh si autor”,tha ai.

Vandermeersch tha se e kishte zbuluar problemin vitin e kaluar, kur dy nga artikujt e tij u gjetën me citime të krijuara nga IA. Ai nuk i kishte korrigjuar në atë kohë.

“Kur e kuptova këtë disa muaj më parë, entuziazmi im u ul, ashtu si edhe përdorimi im i IA-së,” theksoi ai.

Ai shtoi se ende i përdor këto mjete për përkthim, gjenerim idesh, tituj dhe këndvështrime të historive, por tani me “shumë më pak besim naiv se më parë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026