Deklarata e Trump rimëkëmb Wall Street-in, shënohen rritje në bursë

23 Mars 2026 | 16:54

Tregjet financiare në Wall Street u rikthyen në rritje të hënën, ndërsa investitorët reaguan ndaj komenteve të Donald Trump, i cili deklaroi se kanë pasur bisedime mes SHBA-së dhe Iranit për një “zgjidhje të plotë” të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Indekset kryesore amerikane, S&P 500, Dow Jones Industrial Average dhe Nasdaq Composite, shënuan rritje mbi 2%, pavarësisht se Ministria e Jashtme e Iranit mohoi ekzistencën e këtyre bisedimeve, sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS.

Më herët gjatë ditës, tregjet evropiane përmbysën humbjet fillestare, ndërsa indeksi londinez FTSE 100 po shënonte rritje rreth 1%.

Ndërkohë, çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude oil po qëndron pranë nivelit 100 dollarë për fuçi, pasi më herët gjatë ditës kishte kaluar mbi 113 dollarë.

“Tregjet janë përfshirë nga luhatje të forta, pasi investitorët kanë kaluar nga pesimizëm i thellë në optimizëm të tepruar lidhur me ecurinë e konfliktit me Iranin,” u shpreh Susannah Streeter, strategja kryesore e investimeve në Wealth Club.

Megjithatë, ajo paralajmëroi: “Mbështetja tek deklaratat e Presidentit Trump mbart rreziqe, duke pasur parasysh se pritshmëritë janë rritur dhe më pas janë zhgënjyer disa herë gjatë katër javëve të fundit.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026