Tensionet në Lindjen e Mesme, Zelensky: Kemi prova se Rusia po ndan informacione me Iranin
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka prova “të pakundërshtueshme” se Rusia vazhdon t’i ofrojë inteligjencë Iranit, tha të hënën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas takimit me kreun e inteligjencës ushtarake.
“Së pari, kemi prova të pakundërshtueshme se rusët vazhdojnë t’i japin inteligjencë regjimit iranian. Rusia po përdor aftësitë e veta të inteligjencës së sinjaleve dhe inteligjencës elektronike, si dhe një pjesë të të dhënave të marra përmes bashkëpunimit me partnerët në Lindjen e Mesme”, ka shkruar ai në X.
Ndëkohë, Kremlini javën e kaluar hodhi poshtë një raport të Wall Street Journal se Rusia po ndante imazhe satelitore dhe teknologji të përmirësuar të dronëve me Iranin si “lajme të rreme”.
“Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës ofron rregullisht vlerësime të situatës në vijën e frontit, si dhe informacione të brendshme ruse në lidhje me aktivitetin në fushën e betejës. Komanda ruse kërkon vazhdimisht të ekzagjerojë arritjet e forcave ruse në vijën e frontit dhe më pas të përdorë të dhëna të tilla të fryra nga selia e grupimit të kontingjenteve pushtuese ruse në procesin e negociatave”, ka shkruar në x Zelensky.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje