Studimi: Pakistani është vendi më i ndotur në vitin 2025

24 Mars 2026 | 12:34

Në vitin 2025, Pakistani renditet si vendi me më shumë smog në botë, me përqendrime të grimcave PM2.5 deri në 13 herë më të larta se niveli i rekomanduar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sipas një hulumtimi nga firma zvicerane “IQAir”.

Sipas raportit vjetor të IQAir, vetëm 13 vende dhe territore i mbajtën nivelet mesatare të PM2.5 nën pesë mikrogramë për metër kub, nga shtatë vende në vitin 2024, raportoi NBC.

130 të tjera nga 143 vendet dhe territoret e monitoruara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk i përmbushën udhëzimet e OBSH-së.

Bangladeshi dhe Taxhikistani u renditën të dytët dhe të tretët në listë, ndërsa Çadi, i cili ishte më i ndoturi në vitin 2024, ra në vendin e katërt, duke vënë në dukje se përqendrimet e reduktuara ishin ndoshta rezultat i mungesës së të dhënave.

Marsin e kaluar, SHBA-të pezulluan një program global të monitorimit të ndotjes nga ambasadat dhe konsullatat për shkak të kufizimeve buxhetore, duke ndikuar në saktësinë e të dhënave për shumë vende , tha raporti.

Qyteti më i ndotur në botë në vitin 2025 ishte Loni në Indi, me një nivel mesatar PM2.5 prej 112.5 mikrogramësh, ndërsa Hotan në rajonin Xinjiang të Kinës kishte 109.6 mikrogramë.

Ndër 25 qytetet më të ndotura, dominojnë India, Pakistani dhe Kina. Vetëm 14 përqind e qyteteve të botës përmbushën standardin e OBSH-së, krahasuar me 17 përqind në vitin 2024. Zjarret në pyjet kanadeze kanë kontribuar në rritjen e PM2.5 në SHBA dhe Evropë.

Ndër vendet që përmbushën standardin në vitin 2025 ishin Australia, Islanda, Estonia dhe Panamaja. Laosi, Kamboxhia dhe Indonezia panë një rënie të PM2.5, ndërsa në Mongoli përqendrimi mesatar ra me 31 për qind, në 17.8 mikrogramë për metër kub.

Një total prej 75 vendesh raportuan nivele më të ulëta të PM2.5 krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa 54 vende regjistruan një rritje të përqendrimeve mesatare, sipas “IQAir”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026