I vunë zjarrin 4 ambulancave në Britani, kapen dy autorët
Policia në Mbretërinë e Bashkuar arrestoi dy persona të mërkurën në lidhje me një sulm me zjarrvënie ndaj katër ambulancave që i përkisnin një bamirësie hebraike, një sulm që autoritetet po e hetojnë si një krim urrejtjeje antisemite.
Policia Metropolitane tha se dy burrat, të moshës 45 dhe 47 vjeç, u arrestuan në Londër me dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme, nga ku rrezikohej jeta. Të dy persona e ndaluar do marren në pyetje.
Oficerët po kontrollojnë dy prona në veri të Londrës, disa kilometra nga vendi i sulmit në Golders Green.
Komandantja Helen Flanagan, kreu i Policisë Kundër Terrorizmit në Londër, tha se arrestimet shënuan “një përparim të rëndësishëm në hetim”.
Por ajo vuri në dukje se pamjet e kamerave të mbikëqyrjes të incidentit sugjerojnë se në të ishin të përfshirë tre persona.
Policia nuk e ka deklaruar incidentin si sulm terrorist, por po heton një pretendim për përgjegjësi nga një grup me lidhje të mundshme me Iranin.
Zjarri herët të hënën në mëngjes në Golders Green, një lagje e Londrës me një komunitet të madh hebre, përfshiu katër ambulanca që i përkisnin organizatës vullnetare Hatzola Northwest.
Bombolat e oksigjenit në automjete shpërthyen, duke thyer xhamat në një bllok apartamentesh ngjitur.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta