Përhapja e coronavirusit, rriten infektimet në SHBA e Rusi, Franca avancon vaksinimet

17 Qershor 2021 | 07:30

Numri i personave që kanë vdekur në SHBA nga COVID-19 ka kaluar kuotën e 600 mijë. Shifra e zymtë vjen pavarësisht procesit të vaksinimit.

Sa i takon viktimave ditore, ato kanë arritur në një mesatare prej 340 personash, një rënie e fortë nga niveli prej 3.400 që ishte në mes të janarit.

Në Francë, vaksinimi kundër COVID ka përfshirë edhe fëmijët e moshave 12 vjeç e sipër në përpjekje për të arritur imunitetin dhe ngadalësuar përhapjen e varianteve. Në Stadiumin e Francës në Paris, mbi 130 vaksinime u kryen në ditën e parë.

“Mendoj se është pozitive që im bir u vaksinua. Së pari për atë vetë, pastaj për ne, gjyshen e tij dhe njerëzit e tjerë përreth”, shprehet një grua.

Disa prej të rinjve kanë pasur edhe frikë.

“Në fillim kisha shumë frikë, por tani jam në rregull. Nuk më dhembi”, thotë një prej tyre.

Ndërkohë, në Moskë autoritetet po rihapin disa nga spitalet e COVID-19, pas raportimeve për një rritje të infeksioneve. Kryeqyteti rus ka regjistruar mbi 6 mijë raste në 24 orët e fundit, niveli më i lartë prej muajsh.

Kryebashkiaku i qytetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Është me rëndësi që këto ditë të vizitoni qendrat e vaksinimit. Ato janë të hapura dhe të aksesueshme, ndaj ne ftojmë banorët e Moskës të shkojnë të marrin dozën. Kështu do të mbroni veten dhe të dashurit tuaj”, ka apeluar Sergey Sobyanin, kryetar i Bashkisë së Moskës.

Ndërkohë, në Londër punonjësit e teatrove kanë paralajmëruar qeverinë se për disa shfaqje mund të jetë hera e fundit për shkak të shtyrjes së rihapjes si pasojë e përhapjes së variantit ‘Delta’.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026