PD kërkon interpelancë me Ministrin e Brendshëm për gjendjen në Policinë e Shtetit
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar pranë Kryesisë së Kuvendit një kërkesë për zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Kërkesa, e protokolluar më 26 mars 2026, bazohet në shqetësimet e ngritura nga raporte ndërkombëtare, sipas dokumentit zyrtar tw dorwzuar dhe hetime të fundit lidhur me integritetin e strukturave të Policisë së Shtetit.
Në argumentimin e kërkesës, opozita i referohet Raportit të Zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2025, i cili thekson se Policia e Shtetit mbetet e ekspozuar ndaj korrupsionit dhe se procesi i vetingut policor ka pasur një ndikim të kufizuar deri më tani.
Dokumenti citon gjithashtu Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku vihet theksi te ndikimi i grupeve të krimit të organizuar në trafikun e drogës dhe sfidat që paraqet sundimi i dobët i ligjit dhe pandëshkueshmëria.
Kërkesa për interpelancë liston disa ngjarje që, sipas dokumentit, kanë cenuar besimin publik tek institucionet e sigurisë:
- Hetimet e aplikacioneve të koduara, përmenden rastet e ish-zyrtarëve të lartë, si Oltion Bistri dhe Henerigert Mitri, të cilët u vunë nën hetim pas dekriptimeve të platformave Sky ECC dhe EncroChat.
- Ngjarja e Rinasit, dokumenti referon atentatin e 11 nëntorit ndaj Gilmando Danit, ku prania e një punonjësi të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në shoqërinë e viktimës ka ngritur pikëpyetje mbi procedurat e rekrutimit.
- Statistikat e ndjekjes penale, sipas të dhënave të cituara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), deri në fund të vitit 2023 ishin rreth 70 oficerë policie nën hetim për lidhje me krimin e organizuar, ndërsa arrestimet nga AMP janë rritur nga 102 raste në vitin 2023, në 163 raste deri në fund të vitit 2024.
Përmes kësaj interpelance, e cila pritet të realizohet nga deputeti Klevis Balliu, kërkohen sqarime zyrtare mbi:
- Numrin aktual të punonjësve të policisë nën hetim apo të arrestuar gjatë periudhës 2023–2026.
- Kriteret e përdorura për emërimet dhe promovimet në pozicionet drejtuese të Policisë së Shtetit.
- Masat e ndërmarra për të parandaluar dekonspirimin e operacioneve policore.
- Rezultatet konkrete të procesit të verifikimit të integritetit (vetingut) brenda radhëve të forcave të rendit.
Kërkesa mban firmat e disa deputetëve të opozitës, mes të cilëve Gazment Bardhi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi, dhe pritet të përfshihet në rendin e ditës të seancës së parë plenare në vijim.
“Ju jam mirënjohës për dritën e shpresës”, Rama: Ajo protestë nuk është më e juaja, të dashur flamingo
Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale