Vjen një mesazh tjetër nga lideri suprem i Iranit, edhe pse ende ai nuk është parë në publik
Në mesazhin e fundit që i atribuohet udhëheqësit të tretë suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se ai ka falënderuar klerikët dhe popullin irakian për “qëndrimin e tyre të qartë ndaj agresionit ndaj Iranit”.
Sipas mediave iraniane, mesazhi, që i atribuohet Khameneit, i është dorëzuar një zyrtari irakian pas një takimi midis Kryetarit të Asamblesë Supreme Islame të Irakut dhe ambasadorit iranian në Bagdad.
Qysh nga marrja e detyrës në fillim të marsit, janë publikuar disa mesazhe të shkruara që i atribuohen Mojtaba Khameneit. Megjithatë, ai ende nuk është parë publikisht ose në televizionin shtetëror që nga marrja e detyrës.
Udhëheqësi i ndjerë suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra në ditën e parë të sulmeve më 28 shkurt, por ende nuk është varrosur.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Mojtaba Khamenei është “ose i vdekur ose në gjendje shumë të keqe, sepse askush nuk ka dëgjuar asgjë prej tij”.
Ndërkohë, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë thekson se mungesa e Khameneit në publik është për shkak të “arsyeve të sigurisë”.
Izraeli kishte premtuar ta synonte Mojtaba Khamenein, si para, ashtu edhe pas marrjes së detyrës.
Po ashtu, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për 10 udhëheqës iranianë, njëri prej të cilëve është udhëheqësi i ri suprem.
Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona
Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona
- 14:06 Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor