Dy helikopterë ushtarakë fluturuan pranë shtëpisë së muzikantit Kid Rock, nisin hetimet

31 Mars 2026 | 08:16

Ushtria Amerikane ka nisur një hetim pasi muzikanti Kid Rock ndau një video që tregon dy helikopterë ushtarakë që flututonin jashtë shtëpisë së tij në Tenesi.

Ushtria tha se avionët AH-64 Apache po kryenin një itinerar stërvitjeje përtej zonës së Nashvillit, ku ndodhet prona në majë të kodrës e artistit të rokut kantri.

“Një shqyrtim administrativ është duke u zhvilluar për të vlerësuar misionin dhe për të verifikuar pajtueshmërinë me rregulloret dhe kërkesat e hapësirës ajrore”, tha zëdhënësi i Ushtrisë, Major Montrell Russell.

Ai shtoi se do të merren masa nëse gjenden shkelje. Majori Jonathon Bless, një zëdhënës i Divizionit të 101-të Ajror të Ushtrisë në Fort Campbell, Kentucky gjithashtu tha se kishte nisur një hetim.

“Ne i marrim seriozisht të gjitha shqetësimet në lidhje me operacionet e avionëve dhe ndikimin e tyre në komunitetin përreth”, tha Bless.

Kid Rock, një mbështetës i zëshëm i Presidentit Donald Trump, postoi pamjet në mediat sociale të shtunën, ku shfaqet duke bërë gjeste drejt avionit nga pishina e tij e jashtme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026