Hegseth: Kam vizituar trupat në Lindjen e Mesme, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për luftën

31 Mars 2026 | 14:34

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp të marten ka deklaruar se ditët e ardhshme në konfliktin e Lindjes së Mesme do të jenë vendimtare.

“Ne kemi gjithnjë e më shumë mundësi, dhe ata kanë më pak… vetëm në një muaj ne përcaktojmë kushtet, ditët në vijim do të jenë vendimtare. Irani e di këtë, dhe nuk ka pothuajse asgjë që mund të bëjë ushtarakisht për këtë”, tha Hegseth.

Ai duke cituar të dhëna nga inteligjenca, tha se sulmet po dëmtonin moralin e ushtrisë iraniane. Sipas tij kjo po shkaktonte dezertime të përhapura, mungesa të personelit kyç dhe po shkaktonte frustrim midis udhëheqësve të lartë.

Hegseth tha gjithashtu se kishte vizituar trupat në Lindjen e Mesme të shtunën për të qenë dëshmitar i operacionit ushtarak kundër Iranit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026