Gjyqi që po trondit Francën ndaj mafias masonike! Si u përgatit vrasja Helene Dini me arsyen si ishte agjente sekrete

1 Prill 2026 | 08:15

Në Paris ka nisur njëri prej proceseve gjyqësore më tronditëse të historisë moderne franceze. Fjala është për një skandal, ku duket se janë fshirë kufijtë mes shërbimit ndaj shtetit dhe krimit të organizuar.

Njëzet e dy të pandehur, një përzierje e pazakontë e elitës së inteligjencës, forcave të rendit dhe figurave të rëndësishme të masonerisë, po përballen me akuza që rëndom dëgjohen në gjyqet e karteleve të drogës.

Por këtë herë protagonistët janë njerëz që supozohej të ishin gardianët e rendit dhe ligjit. Gjithçka nisi në një mënyrë pothuajse surreale në korrik të vitit 2020, kur policia arrestoi dy ushtarakë nga regjimenti prestigjioz i parashutistëve francezë, të cilët u gjetën të armatosur në afërsi të banesës së Marie-Hélène Dini, një biznesmene e suksesshme.

Gjatë marrjes në pyetje, ata dhanë dëshmi që i la pa fjalë hetuesit. Agjentët ishin të bindur plotësisht se po kryenin një operacion sekret të miratuar nga qeveria për të eliminuar një agjente të rrezikshme të Mossad-it.

Por e vërteta ishte shumë më banale dhe mizore. Ata ishin bërë pjesë e një intrige personale të orkestruar nga Jean-Luc Bagur, një rival profesional i Dinit dhe njëkohësisht “mjeshtër i nderuar” i lozhës masonike Athanor në Puteaux.

Bagur, një burrë 69-vjeçar pa precedentë penalë, kishte vendosur të përdorte lidhjet e tij okulte për të “fshirë nga harta” konkurrencën, duke ofruar një shumë prej 70 mijë eurosh për kokën e saj.

Për të realizuar këtë, ai kontaktoi Frédéric Vaglio, një sipërmarrës dhe anëtar i lartë i lozhës, i cili shërbeu si ura lidhëse me një skuadër vrasësish të drejtuar nga Daniel Beaulieu, një oficer në pension i inteligjencës franceze, DGSI.

Ky rrjet, që fillimisht dukej si një rast i izoluar, u zbulua se ishte një strukturë e mirëfilltë kriminale që operonte prej vitesh nën mbulimin e ceremonive masonike dhe sekreteve shtetërore.

Sébastien Leroy, i cili shërbente si krahu i djathtë i Beaulieu dhe udhëheqësi i skuadrës së sulmit, e pranoi gjatë paraburgimit se grupi kishte kryer një sërë krimesh të tjera të rënda, përfshirë vrasjen e pilotit të garave Laurent Pasquali në vitin 2018.

Trupi i pilotit ishte gjetur në një pyll, dhe hetimet sugjerojnë se ai u eliminua për shkak të një borxhi të papaguar ndaj bashkëpunëtorëve të Vaglios. Përveç vrasjeve, “mafia masonike” dyshohet se kryente grabitje, spiunazh industrial dhe zjarrvënie të qëllimshme kundër bizneseve rivale, duke përdorur shpesh manipulimin psikologjik mbi anëtarët më të rinj të grupit, të cilëve u thuhej se po shërbenin për interesa më të larta të Francës.

Avokati i zonjës Dini, Jean-William Vézinet, e ka përshkruar këtë situatë si një makth të vërtetë, duke theksuar se është e tmerrshme të mendosh se oficerët e policisë dhe agjentët e inteligjencës, njerëzit që paguhen për sigurinë e shoqërisë, u shndërruan në vrasës me pagesë për llogari të një lozhe private.

Ndërsa gjyqi pritet të zgjasë të paktën 3 muaj, vëmendja është përqendruar te Daniel Beaulieu, arkitekti i dyshuar i grupit të vrasësve, i cili pas një tentative për vetëvrasje në qeli, shfaq probleme të rënda të kujtesës dhe përqendrimit, duke vështirësuar zbardhjen e plotë të dëshmive.

Ky proces nuk është thjesht një gjykim kundër individëve, por një goditje e fortë ndaj miteve të pathyeshmërisë së strukturave të sigurisë në Francë dhe një dritare e frikshme në botën e errët ku pushteti, vëllazëria masonike dhe krimi gjakftohtë bashkohen në një pikë të vetme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

The Guardian: Policia franceze autorizohet të përdorë topa uji kundër azilkërkuesve

Policia franceze kundër demonstratave e vendosur në Francën veriore sipas një marrëveshjeje prej 660 milionë funtesh me Britaninë është autorizuar të përdorë topa uji, gaz...
07:47 | 18/06/2026

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Ish-kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero ka deklaruar në Gjykatën e Lartë të mërkurën se ai kurrë nuk ndërhyri për të siguruar një paketë...
22:04 | 17/06/2026

Grabitje si nëpër filma në Britani, autorët shkulin me vinç bankomatin dhe arratisen (VIDEO)

Një grabitje si nëpër filma u regjistrua në orët e para të së martës në Ramsey, Cambridgeshire në Britani të Madhe. Autorët përdorën një vinç për...
18:44 | 17/06/2026