Flamurtari nis epokën e re, Oltijon Kërnaja merr drejtimin e vlonjatëve

18 Qershor 2026 | 10:00

Pas rënies nga Superliga në Kategorinë e Parë dhe një sezoni jashtë objektivave, Flamurtari i Vlorës ka zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri.

Vlonjatët kërkojnë rikthimin në elitë dhe i kanë besuar pankinën ish-trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja, ndërsa lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të klubit, ku i urohet mirëseardhja teknikut të ri.

“Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, Oltijon Kërnaja! Me besim te puna, përkushtimi dhe vizioni i tij, i urojmë shumë suksese në drejtimin e skuadrës sonë dhe arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Oltijon!”, thuhet në njoftimin e klubit vlonjat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026