‘Obamacare’ mbetet në fuqi, Gjykata e Lartë në SHBA vendos të hedhë poshtë padinë e republikanëve

17 Qershor 2021 | 22:39

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hedhur poshtë kundërshtimin që republikanët dhe administrata e ish-presidentit Donald Trump, i kanë bërë deri tani “sigurim shëndetësor të përballueshëm” ose i njohur më mirë si “Obamacare”. Një vendim ky që do ta lërë të paprekur ligjin e mbulimit të kujdesit shëndetësor për miliona amerikanë.

Nga votimi me një shumicë prej 7 nga 2, Gjykata e Lartë u shpreh se kundërshtuesit nuk kishin status ligjor për të paditur sepse ata nuk kanë paraqitur asnjë argument apo fakt të fortë që të tregojnë se ligji i dëmton ata.

Me këtë vendim është hedhur poshtë pretendimi i një grupi shtetesh konservatore se një ndryshim i fundit në ligj e bëri aktin antikushtetues.

“Obamacare” synon të kufizojë kostot e kujdesit shëndetësor dhe të përmirësojë shërbimin për miliona amerikane me të ardhura të ulëta. Megjithatë shtetet konservatore cilësuan se kërkesa e Obamacare për pothuajse të gjithë amerikanët për të marrë sigurim shëndetësor të përballueshëm ose për të paguar një gjobë mbi taksën e të ardhurave – e njohur si mandati individual – është antikushtetuese. “Për këtë arsye i gjithë ligji duhet të hiqet” kanë argumentuar republikanet.

Vendimi i fundit që shfuqizoi plotësisht padinë e republikanëve, sugjeroi gjithashtu se do të ishte e vështirë për çdo kundërshtues të provonte përsëri të replikonte të njëjtën teori ligjore.

Kjo është hera e tretë që nga viti 2010 që Akti i Kujdesit Shëndetësor të Përballueshëm (ACA), një politikë e sigurimeve mbi shëndetin e nënshkruar nga ish presidenti Barack Obama, i ka mbijetuar një sfide si kjo.

Gjykatësit thanë se kundërshtuesit e vitit 2010 të këtij ligji nuk kishin të drejtën ligjore për të ngritur çështjen. Gjithashtu Vendimi i gjykatës vjen ndërsa presidenti Joe Biden, ka shprehur mbështetje të fortë për ligjin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026