Dështon ‘CureVac’, vaksina e grupit gjerman 47% efikase, humbje madhore në bursë
Kompania gjermane e bioteknologjisë, “CureVac” humbi miliarda euro ditën e enjte në bursë, pasi vaksina e saj rezultoi vetëm 47% efikase në teste, duke dëmtuar besimin e investitorëve për të konkurruar vaksinat rivale. Sidoqoftë, kompania ka deklaruar se nuk do të ndalet në misionin e saj.
“Nuk mendoj se gjithçka ka marrë fund dhe nuk e di nëse aprovimi do të bëhet apo jo, kjo nuk varet nga ne dhe as nga vetë kompania ‘CureVac’. Kjo do të vendoset nga autoriteti përkatës evropian. Efikasiteti prej 47%, nëse mbetet kaq, nuk është i mjaftueshëm. OBSH e ka caktuar 50 për qind pragun. Ndaj gjërat nuk duken mirë, por mund të përmirësohen. Ka shpresë, por vaksina nuk u afrohet dot simotrave të ‘BioNTech’ dhe ‘Moderna’ sa i takon efikasitetit”, thotë Peter Kremsner, lektor në Universitetin spitalor Tübingen.
Ndërkohë, Rumania ka vendosur të shesë dozat e vaksinës për shkak të tepricës. Qeveria vendase aprovoi një urdhëresë që caktonte kornizën ligjore për shitjen e sasive të tepruara, të blera nga Ministria e Shëndetësisë.
“Aktualisht kemi një stok prej 2 milionë dozash nga ‘AstraZeneca’. Gjithashtu, kemi një stok vaksinash ‘Pfizer’, por ato të ‘AstraZeneca’ kanë një datë skadimi”, shprehet Valeriu Gheorghita, koordinator i fushatës së vaksinimit në Rumani.
Në Holandë ka nisur ndërkohë një program për vaksinimin e marinarëve. Të gjithë ata që punojnë në transportin detar nën flamurin holandez janë të pranueshëm për të qenë pjesë e programit të vaksinimit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta