82.4 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë 2020, thanë Kombet e Bashkuara
Numri i njerëzve që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, persekutimit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut është dyfishuar në dekadën e kaluar, duke arritur në 82.4 milionë në fund të vitit që lamë pas, thanë Kombet e Bashkuara të premten.
“Gjatë pandemisë, në një vit në të cilin lëvizja ishte praktikisht e pamundur për shumicën prej nesh, 3 milionë njerëz janë zhvendosur me forcë”, tha për Reuters, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.
Pothuajse 70% e të prekurve janë nga vetëm pesë vende, Siria, Venezuela, Afganistani, Sudani i Jugut dhe Mianmar, sipas raportit vjetor mbi zhvendosjen e detyruar nga Agjencia e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.
“Trendet për fat të keq kanë vazhduar. Pra, nëse do të duhej të punonim për të azhurnuar shifrat për gjashtë muajt e parë të 2021, me siguri do të shohim një rritje të mëtejshme”, u shpreh z. Grandi.
Rreth 42% e të zhvendosurve kanë qenë fëmijë.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump pati një qëndrim të ashpër për sigurinë e kufirit dhe imigracionin.
Z. Grandi, i cili kohët e fundit vizitoi Uashingtonin, vlerësoi premtimin e presidentit të ri, Joe Biden për “rivendosjen e një sistemi të azilit në SHBA që është edhe efektiv dhe njerëzor”.
Raporti i Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara zbuloi se në vitin 2020 vetëm 34.400 refugjatë u zhvendosën zyrtarisht në të gjithë globin.
Ata u vendosën në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
‘Obamacare’ mbetet në fuqi, Gjykata e Lartë në SHBA vendos të hedhë poshtë padinë e republikanëve
Përhapja e coronavirusit, rriten infektimet në SHBA e Rusi, Franca avancon vaksinimet
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta