VIDEO/ Katër të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Meksikë

3 Prill 2026 | 07:59

Katër persona humbën jetën, të enjten, kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë rurale në shtetin e Puebla, në Meksikën qendrore, njoftuan autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi rreth mesditës kur aeroplani me një motor u rrëzua në fusha menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar në Puebla, sipas sekretariatit shtetëror të Sigurisë.

Piloti u përpoq të manovronte, por avioni “u zhyt”, tha për AFP-në Vicente Hernandez, një banor i zonës i cili pretendoi të ishte dëshmitar okular.

Avioni me katër vende ishte i destinuar për qytetin e Posa Rikës, në shtetin e Veracruz.

“Tre persona u gjetën të vdekur në vend”, një tjetër u gjet “i plagosur” dhe u dërgua në spital “për të marrë kujdes mjekësor”, raportoi sekretariati i Ministrisë së Brendshme në Puebla, përpara se të njoftonte vdekjen e viktimës së katërt disa orë më vonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026