2 milionë dollarë për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Hormuzit
Anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit po përballen me kërkesa të reja financiare dhe procedurale, sipas një raportimi të Bloomberg.
Burimet bëjnë të ditur se pagesat për tranzit mund të arrijnë deri në 2 milionë dollarë, të kryera në juan kinez ose kriptovaluta.
Sipas raportit, ndryshimet vijnë pasi parlamenti iranian ka miratuar një projektligj që vendos kushte të reja për kalimin e sigurt në këtë korridor strategjik detar. Procesi përfshin dorëzimin e informacionit të detajuar nga anijet, përfshirë të dhënat mbi pronësinë, flamurin, ngarkesën, destinacionin dhe ekuipazhin, si dhe historikun e lundrimit përmes Sistemit Automatik të Identifikimit (AIS).
Këto të dhëna shqyrtohen nga struktura të lidhura me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, për të verifikuar nëse anijet kanë lidhje me vende që konsiderohen armiqësore nga Irani. Pas këtij procesi, përcaktohet edhe tarifa e kalimit, e cila sipas burimeve nis nga rreth 1 dollar për fuçi naftë bruto.
Për anijet cisternë shumë të mëdha (VLCC), që mund të transportojnë deri në 2 milionë fuçi, kostoja totale mund të arrijë deri në 2 milionë dollarë për një kalim të vetëm.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë, pasi rreth 20% e prodhimit botëror të naftës kalon përmes saj. Çdo zhvillim në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare dhe zinxhirët e furnizimit.
Ndërkohë, sipas Bloomberg, qindra anije kanë nisur negociatat për kalimin, ndërsa shumë të tjera vijojnë të qëndrojnë në rajon në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, duke shtuar pasigurinë në tregun global të energjisë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset