Zgjedhjet presidenciale në Iran, pritet pjesëmarrje e ulët, dy rivalët kryesorë Raisi dhe Hemmati

18 Qershor 2021 | 11:11

Qytetarët iranianë me të drejtë vote iu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri i cili do të pasojë Hassan Rouhani.

Sondazhet sugjerojnë se Ebrahimi Raisi, një klerik konservator që kryeson gjyqësorin, është favorit. Ish-guvernatori i moderuar i bankës qendrore, Abdolnasser Hemmati është rivali i tij kryesor.

Në garë janë edhe dy kandidatë të tjerë Mohsen Rezai, i cili këshillon Kryetarin Suprem dhe ka fuqinë përfundimtare të gjykimit në mosmarrëveshjet mbi legjislacionin. Ndërsa kandidati tjetër, Hashemi është një kirurg i cili ka qenë deputet që nga viti 2008. Udhëheqësi suprem, Ali Khamenei hodhi votën e tij herët në mëngjes në Teheran dhe inkurajoi njerëzit të shkojnë në votime.

“Çdo votë ka rëndësi … ejani dhe votoni dhe zgjidhni presidentin tuaj. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e vendit tuaj”, – u shpreh lideri suprem.

Ekziston një pakënaqësi e përhapur midis iranianëve për vështirësitë ekonomike me të cilat ata janë përballur që kur SHBA braktisi një marrëveshje bërthamore me Iranin tre vjet më parë dhe rivendosi sanksione të cilat kanë rrënuar ekonominë e Iranit. Kjo pakënaqësi mund të shfaqet edhe në pjesëmarrjen e ulët të votuese. Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave në raundin e parë, atëherë dy kandidatët më të votuar do të dalin në balotazh.

Në sistemin e dyfishtë të Republikës Islamike të sundimit republikan dhe klerikal, presidenti kryeson qeverinë, por raporton tek Udhëheqësi Suprem, autoriteti më i lartë i vendit. Është pikërisht Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei ai që ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet e shtetit, përfshirë politikat bërthamore dhe të jashtme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026