Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se anëtari i ekuipazhit amerikan, i cili ishte raportuar i zhdukur pas rrëzimit të një avioni luftarak F-15 mbi Iranin jugor, është shpëtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas mediave amerikane, operacioni i shpëtimit u realizua nga forcat ushtarake amerikane, të cilat ndërhynë për të nxjerrë pilotin nga një zonë e rrezikshme ku ai kishte mbetur pas incidentit të së premtes.
Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se bëhej fjalë për një nga operacionet më të guximshme të kërkim-shpëtimit në historinë e SHBA-së. Ai theksoi se piloti, një kolonel i respektuar, kishte mbetur pas vijave të armikut në terrene të vështira malore në Iran dhe ishte ndjekur nga forcat kundërshtare.
Trump shtoi se ushtria amerikane kishte monitoruar vazhdimisht vendndodhjen e tij dhe shprehu kënaqësinë që tashmë ai është “i sigurt dhe shëndoshë e mirë”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset