Trump: Sulmi ynë po i ndihmon njerëzit e Iranit, ata duan të jenë të lirë

6 Prill 2026 | 19:56

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se veprimet ushtarake “në fund të fundit po i ndihmojnë njerëzit e Iranit”, duke shtuar se iranianët nuk protestojnë për shkak të frikës nga regjimi, ndërsa sulmet amerikane dhe izraelite vazhdojnë.

“Populli iranian do të kundërsulmojë sapo të dijë se nuk do të qëllohen dhe sapo të ketë mundësi të sigurojnë armë. Nëse ata do të kishin armë, Irani do të dorëzohej brenda dy sekondash sepse nuk do të ishte në gjendje t’ua merrte ato”, tha Trump.

Presidenti shtoi gjithashtu se regjimi pati një “shans me fat” kur rrëzoi një avion luftarak amerikan F-15 të premten, por tha se shpëtimi i piloti ishte “i pabesueshëm”. Ndërkohë, Trump u ndal edhe tek objektivat iraniane të sulmuara nga sulmet izraelite dhe amerikane.

“Gjatë 37 ditëve të fundit, forcat e armatosura të Amerikës kanë kryer më shumë se 10,000 fluturime luftarake mbi Iran, diçka e padëgjuar”, tha presidenti i SHBA-së.

Ai shtoi se avioni amerikan F-15 që u rrëzua javën e kaluar në Iran “ishte avioni i parë me pilot i rrëzuar nga armiku në të gjithë këtë operacion”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026