Punonjësi i META-s nën hetim, dyshohet se shkarkoi në mënyrë të paligjshme 30 mijë foto private të përdoruesve

7 Prill 2026 | 15:54

Një inxhinier britanik i Meta-s dyshohet se ka krijuar një program që ka shkarkuar fotografitë personale të përdoruesve, duke anashkaluar kontrollet e brendshme të sigurisë.

Një detektiv specialist nga njësia e krimeve kibernetike e Metropolitan Police po heton një shkelje të dyshuar masive të privatësisë së përdoruesve të Facebook.

Meta konfirmoi se shkelja e dyshuar ishte zbuluar më shumë se një vit më parë dhe se vetë kompania e kishte referuar çështjen tek policia në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo shtoi se përdoruesit e prekur të Facebook-ut janë njoftuar, punonjësi është pushuar nga puna dhe janë përmirësuar sistemet e sigurisë.

Inxhinieri nën hetim, i cili jeton në Londër, ndodhet aktualisht në liri me kusht nga policia ndërsa hetimi penal vazhdon.

Sipas dokumenteve gjyqësore, ai “dyshohet se ka aksesuar dhe shkarkuar rreth 30,000 imazhe private që u përkisnin përdoruesve të Facebook-ut gjatë kohës që punonte për Meta”.

Një zëdhënës i Meta-s konfirmoi ekzistencën e hetimit penal, duke thënë: “Mbrojtja e të dhënave të përdoruesve është prioriteti ynë kryesor”.

Shqetësimi më i fundit për sigurinë doli menjëherë pasi Meta, e cila zotëron gjithashtu WhatsApp, pësoi një humbje të rëndësishme në gjykatë së bashku me Google muajin e kaluar, pasi u akuzuan se nuk kishin mbrojtur përdoruesit nga dëmet.

Një gjykatë në Los Angeles i shpalli kompanitë përgjegjëse për varësinë nga rrjetet sociale që një grua kishte zhvilluar që në fëmijëri.

Kjo çështje vjen gjithashtu pasi Meta u gjobit me gati 80 milionë paund nga Data Protection Commission në vitin 2024.

Ky institucion konstatoi se miliona fjalëkalime të përdoruesve të Facebook dhe Instagram ishin ruajtur pa dashje në formë të thjeshtë (plaintext) në sistemet e brendshme, që do të thotë se ato nuk ishin të mbrojtura nga enkriptimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026