Të dënuar për sulmin terrorist ndaj shtëpisë së Zohran Mamdanit, prokurorët: Synonin të vrisnin 60 persona
Dy burra të akuzuar për përpjekjen për të bombarduar një protestë jashtë shtëpisë së kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut donin të vrisnin deri në 60 persona në emër të grupit Shteti Islamik (IS), pretendojnë prokurorët federalë.
Një aktakuzë, e lëshuar të martën, detajon akuzat kundër 18-vjeçarit Emir Balat dhe 19-vjeçarit Ibrahim Kayumi.
“E vetmja gjë që di është se dua të filloj terrorin, vëlla”, thuhet se tha njëri nga burrat në një video të regjistruar nga kamera e makinës.
Dyshja akuzohet për përpjekjen për të shpërthyer dy eksplozivë jashtë Gracie Mansion, rezidencës zyrtare të kryebashkiakut Zohran Mamdani. Incidenti i 7 marsit ndodhi gjatë një proteste anti-islame dhe asnjë nga eksplozivët nuk shpërtheu siç ishte menduar.
Policia ka pohuar se burrat donin që sulmi i marsit të ishte “edhe më i madh” se sulmi me bombë në Maratonën e Bostonit në vitin 2013 që la tre të vdekur.
Autoritetet thonë se gjetën një fletore shënimesh dhe video dhe audio të kamerave të makinës të regjistruara për tre ditë në automjetin që përdorën dyshja, të dy shtetas amerikanë nga Pensilvania. Autoritetet thonë se gjetën një bombë të tretë në makinë.
Sipas aktakuzës, fletorja përfshinte një listë të materialeve të nevojshme për të montuar dhe më pas për të shpërthyer një bombë të bërë në shtëpi.
Fletorja përfshinte gjithashtu detaje të planeve alternative për një sulm, duke përfshirë përdorimin e një automjeti për të synuar një festival, paradë, protestë ose festë, sipas dokumentit të gjykatës.
Aktakuza pretendon se videoja e kamerës së makinës përfshin një bisedë ku Balat tha se ata “do të vrisnin rreth 8 deri në 16 persona”, ose deri në 30 deri në 60 persona nëse zona ku shpërthyen bombat do të ishte e mbushur me njerëz.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Balat dhe Kayumi hoqën dorë nga të drejtat e tyre kushtetuese për të heshtur pas arrestimit të tyre.
Pas arrestimit të tij, Balati kërkoi një copë letër dhe shkroi në të se premtonte besnikëri ndaj ISIS-it dhe bënte thirrje për vdekjen e jobesimtarëve ose të pafeve, sipas kallëzimit penal të siguruar nga BBC.
Kayumi deklaroi se ishte i lidhur me ISIS-in, kishte parë propagandën e ISIS-it në telefonin e tij dhe ishte pjesërisht i frymëzuar për të kryer veprimet e tij atë ditë nga ISIS-i, thuhet në të dhënat e gjykatës.
Pamjet e incidentit tregojnë një nga të dyshuarit që arrestohet vetëm pak sekonda pasi ndizet një eksploziv, i cili nuk shpërtheu. Askush nuk u lëndua. Mamdani dhe gruaja e tij, Rama Duwaji, nuk ishin në shtëpi në atë kohë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta