VIDEO/ Tre të arrestuar në Greqi, sekuestrohen mbi 360 kg kanabis me vlerë 2.5 milionë euro
Tre persona të moshës 59, 50 dhe 35 vjeç janë vënë në pranga nga autoritetet greke për posedim dhe trafikim droge në rajonin e Atikës. Policia bën me dije se nga ky operacion janë sekuestruar 26 kilogramë kokainë, mbi 360 kilogramë kanabis të përpunuar dhe të papërpunuar, karta identiteti dhe patenta drejtimi të falsifikuara, si dhe kallëpe vulash.
Fitimi i pritur nga trafikimi i drogës vlerësohet se do të kishte 2,500,000 euro. Fillimisht, 35-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua në një zonë të Athinës, pasi kishte në posedim dhjetë pako najloni me mbi dhjetë kilogramë kanabis hidroponik të papërpunuar.
Kjo sasi ishte blerë më parë nga 59-vjeçari, i cili vepronte edhe në emër të 50-vjeçarit. Në fakt, 35-vjeçari refuzoi të zbatonte urdhrin, duke tentuar të largohet me shpejtësi të lartë në automjetin që drejtonte, duke shkelur sinjalistikën rrugore, dritat e kuqe dhe duke rrezikuar këmbësorët dhe automjetet e tjera.
Përveç kësaj, përpara se të ndalohej, ai u rezistoi me forcë oficerëve të policisë, duke i shtyrë ata me duar dhe këmbë. Më pas operacioni pasoi me arrestimin e 59-vjeçarit dhe 50-vjeçarit. Dy prej tyre mësohet se kanë qenë të përfshirë në vepra të ngjashme penale në të kaluarën.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta