Irani akuzon SHBA-në për shkelje të tre pikave kyçe të marrëveshjes 10-pikëshe

8 Prill 2026 | 21:45

Para nisjes së negociatave Republika Islamike e Iranit ka publikuar një deklaratë zyrtare ku akuzon Shtetet e Bashkuara për shkeljen e tre klauzolave themelore të propozimit të përbashkët 10-pikësh, i cili ishte rënë dakord si bazë pune për nisjen e negociatave.

Sipas deklaratës, Teherani shprehet se mosbesimi historik ndaj SHBA-së është thelluar, pasi “shkeljet e përsëritura të angazhimeve” janë rikthyer edhe këtë herë.

Irani pretendon se:

Është shkelur pika e parë që parashikon armëpushim në Liban, pavarësisht deklarimeve të palëve të tjera për një ndalim të menjëhershëm të luftimeve.

Një dron amerikan ka hyrë në hapësirën ajrore iraniane, duke u rrëzuar nga mbrojtja ajrore në qytetin Lar, në provincën Fars. Teherani e cilëson këtë si shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes për moscenim të hapësirës ajrore.

Është mohuar e drejta e Iranit për pasurim bërthamor, e përfshirë në pikën e gjashtë të kuadrit negociues.

Sipas Iranit, këto veprime përbëjnë një shkelje të qartë të vetë bazës mbi të cilën palët kishin rënë dakord të negocionin. Për pasojë, Teherani deklaron se në këtë situatë “armëpushimi dypalësh ose fillimi i negociatave është i paarsyeshëm”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026