“100 mln euro për të lidhur malin me detin”, qeveria miraton “Portën e Alpeve” për Shkodrën

10 Prill 2026 | 12:24

Qeveria shqiptare ka miratuar një projekt të ri për qarkun e Shkodrës të quajtur “Porta e Alpeve”.

Përmes këtij projekti janë parashikuar të realizohen 100 milionë euro investime në infrastrukturë në të gjithë qarkun, për t’i dhënë një hov të rëndësishëm zhvillimit të turizmit, duke nisur nga Alpet dhe deri në bregdetin e Velipojës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave njoftoi disa prej pikave që përfshin ky projekt dhe që do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të zonës.

“Programi dhe marrëveshja ka disa komponentë, ku komponenti i parë ka të bëjë me rehabilitimin e shesheve urbane, rikonstruksionin e bulevardeve dhe qendrave multifunksionale, duke i dhënë hapësira më të mira qytetarëve të gjithë qarkut. Një tjetër element ka të bëjë me investime infrastrukturore në akset që lidhin bregdetin e Velipojës, liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe pjesën e Malësisë së Madhe dhe pjesën e alpeve. Komponenti tjetër shumë i rëndësishëm ka të bëjë me investime në rrjet kanalizimesh dhe ujësjellësi, si dhe pjesët që lidhen me transportin urban, por edhe gjithë ato elementët turistike për menaxhimin e ndotjes urbane”, tha Karakaçi.

Sipas tij këto investime do të garantojnë një turizëm gjithë vjetor në qarkun e Shkodrës, i cili ofron resurse të shumta për çdo vizitor në çdo stinë të vitit.

“Me anë të kësaj marrëveshje krijojmë për herë të parë një korridor të integruar midis alpeve dhe bregdetit Adriatik, duke krijuar kështu në këtë mënyrë një mundësi për të pasur një sezonalitet të plotë turistik nga dimri në verë dhe duke qëndruar më afër qytetarëve dhe për të përmirësuar në zhvillimin ekonomik të gjithë qarkut Shkodër”, theksoi ministri.

Projekti “Porta e Alpeve” parashikon një marrëveshje financimi me Bankën Europiane të Investimeve në vlerën 50 milionë euro dhe 50 milionë euro do të akordohen nga Qeveria Shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026